Ballina Flash

Rama: Pyjet, në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm


TIRANË, 27 janar/ATSH/ Kryeministri Edi Rama nënvizoi sot sfidën për t’i vënë pyjet në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm.

Në 100-vjetorin e Shërbimit Pyjor Shqiptar, Rama u shpreh se, “kemi bërë shumë për mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar kombëtare”.

“100-vjet Shërbimi Pyjor Shqiptar, me bindjen se shumë kemi bërë për mbrojtjen e kësaj pasurie të çmuar kombëtare, që nga ligji i dedikuar për menaxhimin e tyre, e deri tek moratoriumi, por ku edhe më të madhe e kemi sfidën për t’i vënë pyjet në zemër të zhvillimit të qëndrueshëm”, shkruan Rama.

27 Janari 1923 është dita e dekretimit të ligjit të parë shqiptar “Për pylltarinë shqiptare” dhe sot përkujtohet si Dita e Shërbimit Pyjor Shqiptar.

Mbrojtja e pyjeve, sipas këtij ligji, ishte mbrojtja e pronës të të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga lloji i pronësisë private, komunale apo shtetërore. Parimet e këtij ligji bazoheshin në parimet e zhvillimit të qëndrueshëm, duke kërkuar zbatimin rigoroz të parimeve të qëndrueshmërisë për ruajtjen e ekuilibrave natyrorë.

/m.m/ /gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSantos: Ka ardhur koha që të përshpejtohen reformat
Artikulli tjetërBERLIN – Meloni takon Scholz në kuadër të vizitës inauguruese