Ballina Flash

Sot, Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit

TIRANË, 27 janar/ATSH/ Më 27 janar të vitit 1945 trupat sovjetike të Armatës së 60-të të “Frontit të parë ukrainas”, mbërritën pranë qytetit polak të Aushvicit, ku zbuluan kampin e përqendrimit dhe liruan ata që u kishin mbijetuar torturave naziste.

Zbulimi i Aushvicit si dhe dëshmitë e të mbijetuarëve, nxorrën qartazi para botës mizoritë e gjenocidit nazist.

Hapja e portës së Aushvicit i tregoi tërë botës për të parën herë, jo vetëm dëshmitë rrënqethëse të të mbijetuarve, por edhe instrumentet e torturave e të shfarosjes, të përdorura në kampet e përqendrimit.

Megjithëse Ushtria e Kuqe kishte çliruar më herët, të tjera kampe përqendrimi (Majdanek, Belzec, Sobibor e Treblinka), u vendos që Dita e Përkujtimit të përkonte me çlirimin e Aushvicit.

Kjo ditë u vendos nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën 60/7 të 1 nëntorit të vitit 2005. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKANADA – Qeveria dërgon katër tanke “Leopard” në Ukrainë
Artikulli tjetërKOMENT – Historia e pabesueshme e Albumit të Aushvicit