Ballina Flash

“Një natë ëndrrash” në TKOB

TIRANË, 23 janar/ATSH/  “Një natë ëndrrash” titullohej shfaqja e vënë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit.

Sopranoja italiane, Ripalta Bufo dhe mezzosopranoja Vikena Kamenica, u shoqëruan nga Orkestra Simfonike, nën dirigjimin e maestros hungarez, Sandor Gyudi duke sjellë disa nga pjesët më të bukura të repertorit klasik.

“Një natë ëndrrash”, një koncert simfonik vokal, ka ardhur plot romancë me melodinë e “Romeo e Giulietta” dhe mjeshtërisht kryeveprat e Tchaikovsky-t, Rossini-t, Offenbach-ut.

Surpriza e këtij koncerti ishte performanca e korit të fëmijë, i quajtur ndryshe kori i “Zërave të Bardhë”, që u mirëprit nga publiku.

/gj.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMargariti: Në 2022, rritje me gati 3 herë i numrit të spektatorëve
Artikulli tjetërBesniku, emigranti i rikthyer pas 18 vitesh, investon në kultivimin e bimëve mjekësore