TIRANË, 12 janar/ATSH/ Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të lagështa si pasojë e masave ajrore me origjinë verilindore.
Moti parashikohet me kthjellime si dhe alternime vranësirash mesatare dhe hera-herës deri të dendura me këto të fundit kryesisht përgjatë relieveve malore në lindje. Mjegull e dendur/mjegullinë dhe shikim i reduktuar kryesisht në orët e mëngjesit kryesisht në zonat luginore.
Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi nga 1 – 5m/s, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive deri ne 7-10m/sek. Valëzimi në dete i forcës nga 1 deri në 2 ballë.
Temperaturat parashikohen:
| QYTETET | Temperaturat në °C | Sigla |
| Shkodër | 2/10 | Diell re |
| Kukës | -2/6 | Diell re |
| Lezhë | 2/9 | Diell re |
| Dibër | -3/5 | Diell re |
| Durrës | 2/11 | Diell re |
| Tiranë | 2/11 | Diell re |
| Elbasan | 0/10 | Diell re |
| Berat | -2/11 | Diell re |
| Vlorë | 2/12 | Diell re |
| Korçë | -2/4 | Diell re |
| Gjirokastër | -3/9 | Diell re |
| Sarandë | 2/13 | Diell re |





















