Ballina Ekonomi

Kredia me probleme u rrit në 5.05 %

TIRANË, 10 janar /ATSH/ Raporti i kredive me probleme të sektorit bankar shënoi një rritje të lehtë gjatë muajit nëntor 2022.

Banka e Shqipërisë, bën të ditur se, ky raport u ngjit në nivelin 5.05%, nga 5% që kishte qenë për muajin tetor 2022.

Sipas BSH-së, tendenca vjetore mbetet pozitive pasi raporti i kredive me probleme rezulton në rënie me 1.05 % krahasuar me nëntorin e vitit të kaluar.

Deri tani, projeksionet rezultojnë me një rritje mjaft të kufizuar të treguesit për kredinë me probleme, por sidoqoftë pasiguritë lidhen me inflacionin dhe rritjen e normave të interesit.

Menaxhimi i cilësisë së portofolit të kredisë është një nga sfidat kryesore të sektorit bankar për këtë vit.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakGrupi parlamentar i PD-së përjashton zyrtarisht 4 deputetë
Artikulli tjetërKHARKIV – Baerbock viziton qytetin ukrainas pranë vijës së frontit të luftës