Ballina Bota

MEMOIR – Një vit pa Davide Sassolin

BRUKSEL, 10 janar /ATSH-ANSA/ – Një vit më parë, Evropa humbi një lider të madh, presidentin e Parlamentit Evropian David Sassoli, shkroi në Twitter përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell.

”Ne nderojmë trashëgiminë e tij si një evropian i pasionuar, si një demokrat i ndershëm dhe parimor, cilësitë njerëzore të të cilit janë vlerësuar nga të gjithë kolegët e tij nga të gjitha partitë dhe të gjitha vendet”, shtoi Borell.

”Një evropian i sinqertë dhe i pasionuar. Ngrohtësia e tij njerëzore, bujaria, gjallëria dhe buzëqeshja e tij tashmë mungojnë”, shkroi presidenti i Këshillit të BE-së, Charles Michel.

Kujtojmë se presidenti i Parlamentit Evropian David Sassoli vdiq në moshën 65-vjeçare.

I lindur në Firence më 30 maj 1956, Sassoli kishte qenë anëtar i asamblesë së BE-së për më shumë se 10 vjet, pas një kalimi nga gazetaria në politikë.

Roli i tij i dikurshëm si prezantues i lajmeve kryesore të mbrëmjes në televizionin publik RAI do të thotë se ai ishte mjaft i njohur në Itali./   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBERLIN – Scholz mbron politikën për dërgesat e armëve në Ukrainë
Artikulli tjetërSHBA – Biden: Mbështetje e palëkundur për Lulën, e ftojmë në Shtëpinë e Bardhë