Ballina Flash

Kalaja e Kepit të Rodonit mes historisë dhe kultit

TIRANË, 30 dhjetor/ATSH/  Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka publikuar për “të premten e monumenteve” një album fotografik nga Kalaja e Currilave në Muzhlin e Skënderbeut.

Ndryshe e njohur edhe si kalaja në Kepin e Rodonit, ajo është një Monument Kulture, I kategorisë së parë.

Kalaja është e ndërtuar në shek. XV. Sipas dëshmive më të hershme, kalaja ka pasur planimetri katrore me katër kulla.

Në ditët e sotme nga fortesa ruhet vetëm kulla qendrore me lartësi 10 metra dhe një pjesë e vogël e mureve. Si rezultat i veprimtarive erozive të ujërave të detit, një pjesë e mureve janë zhytur nën ujërat e detit Adriatik.

Vizitorët mund të shikojnë muret e jashtme të anës së djathtë, të cilat përfundojnë me një kullë të rrumbullakët. Pranë kalasë ndodhen edhe rrënojat e Kishës së Shën Pjetrit, të cilat konsiderohen nga banorët si vend i shenjtë.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMIANMAR – Aung San Suu Kyi përballet me 33 vjet burg pas dënimeve të reja për korrupsion
Artikulli tjetërOsmani: Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, udhërrëfyes për forcimin e shtetit