Ballina Flash

Osmani: Sakrifica e dëshmorëve të UÇK-së, udhërrëfyes për forcimin e shtetit

PRISHTINË, 30 dhjetor /ATSH/ Në Ditën e Veteranit të UÇK-së, presidentja Vjosa Osmani ka thënë se, kujtojmë me respekt vajza e djem të UÇK-së, të cilët e bën të mundshme lirinë tonë.

“Sot kujtojmë edhe sakrificën e komandantit legjendar Adem Jashari me familje, i cili më 30 dhjetor të vitit 1991 pati betejën e parë me forcat e regjimit gjenocidal serb, duke shënuar fillet e rezistencës së armatosur dhe njëherazi paralajmërimin e lirisë sonë”, shkruan Osmani në statusin e saj në rrjetet sociale.

“Sakrifica e dëshmorëve dhe e veteranëve të UÇK-së, do të na shërbejë si udhërrëfyes për forcimin e shtetit dhe mbrojtjen e lirisë së fituar me mund”, tha Osmani.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKalaja e Kepit të Rodonit mes historisë dhe kultit
Artikulli tjetërCOVID-19 – Spanja dhe Koreja e Jugut vendosin kufizime për mbërritjet nga Kina