Ballina Bota

IZRAEL – Betohet qeveria e re e Netanyahu-t

TEL AVIV, 29 dhjetor /ATSH-DPA/ – Pothuajse dy muaj pas zgjedhjeve parlamentare të Izraelit, qeveria e re e fituesit Benjamin Netanyahu-t, do të bëjë betimin në Jeruzalem.

Është qeveria më e djathtë që ka pasur ndonjëherë Izraeli, me politikanë të ekstremit të djathtë të përfaqësuar gjithashtu në koalicion për herë të parë.

Qeveria e re dëshiron të zbatojë ndryshime të gjera politike dhe, ndër të tjera, të dobësojë qëllimisht sistemin gjyqësor.

Sipas ekspertëve, ndryshimet mund të çojnë gjithashtu në anulimin e gjyqit të Netanyahu-t për korrupsion që është aktualisht në proces.

Edhe përpara ceremonisë së betimit sot, disa ndryshime të diskutueshme legjislative u shtynë në parlament. Këto u konsideruan si parakusht për një marrëveshje koalicioni të përbashkët.

Kjo është qeveria e gjashtë e formuar nga lideri konservator i Likud-it, Netanyahu.

Ish-kryeministri rikthehet në pushtet pas një viti e gjysmë në opozitë.

Në historinë e Izraelit, askush nuk ka qenë në detyrë më gjatë se 73-vjeçari./  /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSako: Nis puna në lotin 2 në lagjen 18, Durrës
Artikulli tjetërKonferenca e “Vatrës” për krijimin e Fondit Monetar Kombëtar