Ballina Flash

MSHMS: 2 qytetarë të infektuar me COVID-19

TIRANE, 26 dhjetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 82 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 2 qytetarë.

Sipas MSHMS-së rastet e reja të infektimit rezultuan në: nga 1 qytetar në Tiranë dhe Durrës.

Ministria informon se, janë 195 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 nuk ka pacient që po trajtohet. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

“Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,893 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika ( 26 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 2
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 0
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 82

Testime totale 2,017,863
Raste pozitive 332,684
Raste të shëruara 328,893
Raste aktive 195
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 149
Fier 14
Durrës 8
Berat 6
Gjirokastër 5
Vlorë 4
Lezhë 3
Korçë 3
Shkodër 2
Elbasan 1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakVeliaj: Teatri i Ri do të ndërtohet, votohemi që të bëjmë punë
Artikulli tjetërVeliaj dhe Imzot Arjan Dodaj shërbejnë drekën festive për njerëzit në nevojë