BERLIN, 21 dhjetor /ATH-DPA/ – Qeveria gjermane e përshëndeti vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë si “një shenjë shumë, shumë pozitive”.
Zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit deklaroi se ishte një “hap shprese që Zelensky ishte në gjendje të largohej nga vendi i tij për një vizitë të tillë – vizita e tij e parë jashtë shtetit që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt”.
Ai pritet të takohet me presidentin amerikan Joe Biden dhe të dalë para Kongresit.
Përpara vizitës, u njoftua se Shtetet e Bashkuara do të miratonin dërgimin e sistemeve të reja të mbrojtjes ajrore Patriot për Ukrainën për të shmangur sulmet ajrore ruse që kanë shkaktuar kaq shumë dëme në muajt e fundit.
Hebestreit gjithashtu e mirëpriti këtë zhvillim, edhe pse Berlini refuzoi t’i jepte Ukrainës sistemet e saj Patriot. /os/






















