Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 25.9.2018

MYNIH (Gjermani) – Edicioni i 185-të i Oktoberfest – Festa e birrës.

LIVERPUL (Britani e Madhe) – Kongresi vjetor i Partisë Laburiste, partia kryesore e opozitës britanike.

BERLIN (Gjermani) – Kancelarja Angela Merkel dhe kreu i Organizatës Botërore të Tregtisë, Roberto Azevedo do të mbajnë fjalim gjatë një takimi për industrinë gjermane të  automobilave.

FULDA (Gjermani) – Konferencë shtypi e një grupimi të viktimave pas prezantimit në Konferencën Episkopale gjermane të një raporti për përhapjen e abuzimeve seksuale të kryera nga klerikët katolikë ndaj fëmijëve nga viti 1946 deri në 2014.

SHËN-SEBASTIEN (Spanjë) – Festivali ndërkombëtar i filmit.

VJENË (Austri) – Takimi i ministrave europiane të Bujqësisë.

GJENEVË (Zvicër) – Protokolli ndërkombëtar i luftës kundër kontrabandës së duhanit pritet të hyjë në fuqi pas miratimit nga Britania e Madhe.

LONDËR (Britani e Madhe) – Seancë dëgjimore për ekstradimin e biznesmenit turk, Akin Ipek, i akuzuar nga Ankaraja si njeri i afërt me orkestruesin e grushtit të dështuar të shtetit në korrik të vitit 2016.

KOMBET E BASHKUARA (SHBA) – Fjalimet e para të krerëve të shteteve dhe qeverive në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

UASHINGTON (SHBA) – Nis takimi dyditor i Komitetit të Politikës Monetare të FED-it./ /v.b/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 25 shtator 2018
Artikulli tjetërFundi i rrugëtimit nostalgjik të kinematografisë së viteve ’90