Ballina Flash

MSHMS: 30 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 10 dhjetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 426 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 30 qytetarë.

Sipas MSHMS, rastet pozitive kanë rezultuar në këto bashki: 21 qytetarë në Tiranë, 3 në Fier, nga 2 qytetarë në Durrës, Delvinë, nga 1 qytetar në Himarë, Sarandë.

“Janë 183 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID3 po merr trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2”,  informon Ministria.

“Janë shëruar 9 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,630 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.

Statistika ( 10 Dhjetor 2022)

Raste të reja ditore 30
Të shëruar në 24 orë 9
Të shtruar në spitale 1
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 426

Testime totale 2,012,637
Raste pozitive 332,407
Raste të shëruara 328,630
Raste aktive 183
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 127
Vlorë 17
Fier 12
Gjirokastër 8
Shkodër 5

Berat  5
Durrës 4
Lezhë 2
Elbasan 2
Korçë 1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFotoalbum, prezantimi i ekipeve të reja sportive të shkollave nga e gjithë Shqipëria
Artikulli tjetërBRUKSEL – BE miraton paketën e ndihmës për Ukrainën, pavarësisht vetos së Hungarisë