Ballina Flash

Korça nis të premten sezonin e festave të Fundvitit

TIRANË, 7 dhjetor/ATSH/ Kryebashkiaku i Korçës, Sotiraq Filo, ka njoftuar se këtë fundjavë Korça do të mikpresë 2B Fest. Festivali do të zhvillohet për 3 netë radhazi, në rrugicën e Pazarit të Vjetër. “Festa nis të premten”, shkruan në rrjetet sociale kryebashkiaku Filo, duke shpjeguar se këtë vit festivali do të vijë në formatin Young Albanian DJ Edition.

Në datat 9, 10 dhe 11 dhjetor është parashikuar të performojnë 9 DJ, dhe përkatësisht nga 3 në çdo natë: Niko DJ, Besi DJ, Noiian, Elio DJ, ERD1, Ndreko, Positive Cuts, Adam Reeves dhe Dwarf.

Duke bërë thirrje për sa më shumë vizitorë, bashkia njoftoi se njëkohësisht me festivalin 2B, do të bëhet dhe çelja zyrtarisht e sezonit festiv, me ndezjen e dritave të festës. Ceremonia festive do të organizohet ditën e premte, në ora 18:00, tek sheshi para Katedrales Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – Polonia pranon ofertën gjermane të mbrojtjes ajrore, pas mosmarrëveshjeve për vendndodhjen
Artikulli tjetërAMF avancon bashkëpunimin me rregullatorët evropianë, marrëveshje me Autoritetin e Maltës