Ballina Flash

MSHMS: 11 të infektuar me COVID-19

TIRANË 25 nëntor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bëri të ditur sot se në 24 orët e fundit janë kryer 423 testime dhe kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 11 qytetarë.

Sipas Ministrisë, rezultuan pozitivë me COVID-19, 7 qytetarë në Tiranë, nga 1 qytetar në Tropojë, Mat, Tepelenë, Berat.

“Janë 175 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, thuhet në njoftim.

Ministria informon se, janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,433 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 nëntor 2022)

Raste të reja ditore 11
Të shëruar në 24 orë 14
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 423

Testime totale 2,007,915
Raste pozitive 332,202
Raste të shëruara 328,433
Raste aktive 175
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 147
Fier 9
Gjirokastër 8
Vlorë 3

Berat 3
Shkodër 2
Durrës 1
Kukës 1
Dibër 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Porti i Durrësit, aferë gjigante korruptive
Artikulli tjetërKreditimi i ekonomisë u rrit 19.2 miliardë lekë