Ballina Flash

Hohmann: Tirana dhe Shqipëria në hartën e të gjithë evropianëve

TIRANË, 24 nëntor /ATSH/ Ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Christiane Hohmann uroi qytetin ukrainas të Lvivit për përzgjedhjen si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025.

Hohmann gjithashtu falënderoi ekipin e Tiranës, Kryeqytetit Evropian të Rinisë 2022.

Hohmann u shpreh se Tirana dhe Shqipëria është vendosur në hartën e të gjithë evropianëve.

“Urime qytetit të Lviv, Ukrainë për përzgjedhjen si Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025! Faleminderit ekipit të Tiranës, Kryeqytetit Evropian të Rinisë për atmosferën e mrekullueshme të mbrëmjes së djeshme dhe aktivitetet që keni organizuar deri tani. Ju keni vendosur Tiranën dhe Shqipërinë në hartën e të gjithë evropianëve”, u shpreh në një postim në rrjetet sociale ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Konstitucionalizmi shqiptar”, takim nën kujdesin e Institutit Parlamentar
Artikulli tjetërA ndryshon era e trupit me moshën?