TIRANË, 23 nëntor/ATSH/ Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha zhvilloi sot një takim me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Në takim ishin të pranishëm edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka dhe nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili.
Berisha informoi se “në këtë takim u diskutua gjerësisht për koordinimin e përpjekjeve të përbashkëta për mbrojtjen e interesave të qytetarëve shqiptarë nga regjimi i Edi Ramës”.
“Bashkëpunimi elektoral, parlamentar dhe në të gjitha fushat ishin çështje për të cilat u diskutua me frymë të plotë mirëkuptimi”, tha Berisha.
/m.m/r.e/












