TIRANË, 20 nëntor/ATSH/ Moti i keq me shkarkime atmosferike solli probleme në linjën 35kV Shkodër -Velipojë.
Sipas OSSH, Grupet e njësisë Tensioni i Lartë punuan gjatë natës dhe në orën 00:12 vendosën në funksion rrjetin elektrik, duke rikthyer furnizimin me energji elektrike të n/stacioneve Dajç, Trush2, Cas dhe hidrovorin Vilu.
Vendi ynë është përfshirë nga mot me vranësira të dendura shoqëruar me reshje shiu me intensitet të ulët dhe kryesisht mesatar.
/k.s/























