Ballina Kryesore

Kantieri i Programit Kombëtar në 7 Qendra Shëndetësore në Elbasan

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/706043853097490/

TIRANE, 24 shtator/ATSH/ – Programi kombëtar “300 qendra shëndetësore”, po jetësohet dita-ditës edhe në Qarkun e Elbasanit.

Duke uruar mirëmëngjesi ndjekësit në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Edi Rama ka publikuar edhe një videoinformacion nga kantieri i Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”.

“MIRËMËNGJES, dhe me këtë videoinformacion nga qarku Elbasan i kantiereve të Programit Kombëtar “300 Qendra Shëndetësore”, ju uroj një javë të mbarë“, shkruan Rama.

Në Elbasan po rehabilitohen 7 qendra shëndetësore, siç është Qendra Shëndetësore “28 nëntori”, “Çlirimi”, “Emin Matraxhiu”, “Haxhias”, “Tregan”, “Fushë Studentë” dhe “Labinot Mal”.

Brenda 2018, falë investimeve të qeverisë do të bëhet e mundur rindërtimi i 80 qendrave shëndetësore në të gjithë vendin. /a.g/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 24.9.2018
Artikulli tjetërMeta: Të forcojmë identitetin kombëtar, bashkëpunimin e tolerancën ndaj njëri-tjetrit