Ballina Lajme nga Vendi

Shkodër, pastrohen 10 mijë metër kanale kulluese

TIRANË, 23 shtator/ATSH/ Bashkia e Shkodrës vazhdon punën për pastrimin e kanaleve kulluese në territor.

Bëhet fjalë për kanale të dyta dhe të treta kulluese, në territorin me kuotën më të ulët në Njësinë Administrative Dajç.

Konkretisht është ndërhyrë në fshatrat Belaj, Rrushkull dhe Samrisht, ku është bërë e mundur të pastrohen mbi 10 mijë metër linear kanale kulluese të dyta dhe të treta.

Këto kanale kulluese ndikojnë direkt në prodhimtarinë e tokës, por edhe në kullimin e shpejtë të tyre pas reshjeve të shiut, pavarësisht intensitetit./m.m/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakJuventus-Frozinone, dueli mes Davidit dhe Golias
Artikulli tjetërSiguria rrugore në Tiranë, arrestohen 13 persona dhe pezullohen 71 leje drejtimi