Ballina Aktualitet

Çela takon Rrumbullakun: Rritje e kapaciteteve të strukturave të hetimit

TIRANË, 16 nëntor/ATSH – I. Vata/ Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela zhvilloi ditën e sotme një takim me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Në fokus të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit mes prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm dhe strukturave të Policisë së Shtetit.

Nga të dy drejtuesit e institucioneve, u vlerësua pozitivisht niveli i deritanishëm i ndërveprimit institucional në fazën hetimore, ndërkohë që do të ndërmerren hapa konkretë për rritjen e kapaciteteve profesionale të strukturave të hetimit.

Në këtë kuadër, po shqyrtohen mundësitë për bashkërendimin e masave që do të rrisin efikasitetin dhe efektivitetin e hetimit për një sërë veprash penale.

Në takim u ra dakord për rëndësinë e harmonizimit të prioriteteve në funksion të miradministrimit dhe përdorimit efikas të burimeve njerëzore e teknike, duke synuar rritjen e impaktit të forcës goditëse të organeve ligjzbatuese ndaj fenomeneve kriminale që cenojnë rendin dhe sigurinë publike.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPerez: Me hapjen e negociatave, BE i ka njohur reformat e Shqipërisë
Artikulli tjetërÇuçi: Bashkitë të përqendrohen edhe në zonat rurale