Ballina Ekonomi

Shkodër, Qendra Multi-funksionale në rikonstruksion të plotë

TIRANË,22 shtator /ATSH- Qendra Multi-funksionale në fshatin Shtoj të Njësisë Administrative Rrethina e Bashkisë Shkodrës, është në fazën e saj të rikonstruksionit të plotë.

Rehabilitimi i ndërtesës së vjetër të shkollës në fshatin Shtoj i Vjetër, është mundësuar falë bashkëpunimit të Bashkisë së Shkodrës me World Vision, me një vlerë totale 5.5 milion lekë.

Përveç mjediseve në dispozicion të shërbimeve që Bashkia ofron për komunitetin në qendrat multi-funksionale, është parashikuar edhe vendosja e Qendrës Shëndetësore si pjesë integrale e ndërtesës.
Punimet parashikohen të përfundojnë në fund të këtij viti dhe më pas, do të nisë ofrimi i shërbimeve për të gjithë banorët. /j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakPD: Monitorimi online i biznesit, tenderi të mos zbatohet
Artikulli tjetërKukës, nis puna për rikonstruksionin e shkollës në Shtiqen