PD: Monitorimi online i biznesit, tenderi të mos zbatohet

TIRANË,22 shtator /ATSH- I. Vata/ – Deputetja e partisë Demokratike Jorida Tabaku dhe deputeti Endri Hasa kanë kërkuar që tenderi 15 milionë euro për monitorimin e sistemit online të biznesit të mos zbatohet, pasi falimenton mijëra biznese.

“Qeveria po vendos me një tender korruptiv dhe të panevojshëm monopolin e kontrollit të faturimit mbi biznesin, duke rritur kostot nga 600-1000 euro për çdo biznes. Nisma e qeverisë, mund të çojë në falimentimin e mijëra bizneseve për shkak të rritjes drastike të kostove”, shprehet Tabaku

Deputeti i PD-së Endri Hasa vuri në dukje se kostot e vendimit të Qeverisë për të bërë një sistem të ri të monitorimit online të biznesit është vrasës për biznesin. /j.p/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.