Ballina Flash

MSHMS: 22 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 11 nëntor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 513 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë.

Sipas MSHMS-së rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 12 qytetarë në Tiranë, nga 3 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë, 1 në Gjirokastër.

“Janë 184 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”,  thuhet në njoftim e MSHMS.

“Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 328,220 që nga fillimi i epidemisë”, informon Ministria.

Statistika (11 nëntor 2022)

Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 513

Testime totale 2,002,136
Raste pozitive 331,998
Raste të shëruara 328,220
Raste aktive 184
Humbje jete 3,594

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 136
Vlorë 19
Fier 9
Gjirokastër 6
Berat 3
Durrës 5

Elbasan 2
Shkodër 1
Lezhë 1
Korçë 1
Dibër 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSkemat e mbështetjes në Bujqësi, fermerët diversifikojnë investimet
Artikulli tjetërRama në Paris: Në emër të lirisë së fjalës nuk mund të përhapen gënjeshtra