Ballina Ekonomi

Qeveria lehtëson procedurat e financimit për fermerët

TIRANË, 22 shtator /ATSH/- Qeveria ka adresuar mbështetje të drejtëpërdrejtë për fermerët që të përfitojnë nga financimet e vëna në dispozicion për sektorin e bujqësisë.

Sipas vendimit të fundit të qeverisë aplikuesve që shpallen fitues me planet e tyre të biznesit, pas lidhjes së kontratës u paguhet paraprakisht 30% e masës së financimit të kontraktuar, kundrejt garancisë së parapagesës, të lëshuar nga shoqëri sigurimi.

Ndryshe nga më parë që skema ka qenë që: përfituesit e projekteve, duhet të bënin më parë investimin dhe më pas të përfitonin në formë granti deri në 70 për qind të financimit,  duke vënë në vështirësi financiare sipërmarrësit në bujqësi apo fermerët, gjë që jo rrahë herë përfundonte në mos realizim të projektit.

Kjo lehtësi është bërë për disa kategori aplikuesish, si për mbjelljet e mollës, arrorëve, qershive, lajthive dhe gështenjave si dhe për instalimin e bankinave lundruese.

Nga kjo lehtësi përfitojnë gjithashtu kategoria që ka të bëjë me diversifikimin ekonomik në zonat rurale, pra investimet e ndryshme në agroturizëm dhe start-upet në këtë fushë. e.xh/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAlain Delon vendos të ndalet: Jo më filma
Artikulli tjetërINFORMATIKË – Inteligjenca artificiale gënjehet nga dashuria