Ballina Aktualitet

Gjykata e Posaçme e Apelit vendos “arrest me burg” për Bllakon

TIRANË, 9 nëntor/ATSH/ Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar vendosi sot ndryshim të masës së sigurisë ndaj Alqi Bllakos.

Pas ankimimit nga SPAK ndaj vendimit të Shkallës së Parë që vendosi “arrest shtëpie” ndaj Bllakos, Gjykata e Posaçme e Apelit ndryshoi këtë masë sigurie në “arrest me burg”.

Ish-deputeti Alqi Bllako u lirua nga në fillim të muajit tetor, për t’u hetuar në masën e sigurisë “arrest shtëpie” për akuzat e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës në lidhje me  inceneratorin e Fierit.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakNis në Gjirokastër vaksinimi kundër kancerit të qafës së mitrës
Artikulli tjetërBuxheti 2023, 1 mijë familje përfitojnë garanci sovrane për blerje shtëpie