Ballina Flash

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë mandatet

PRISHTINË, 7 nëntor/ATSH/ Dhjetë deputetë të Listës Serbe kanë dorëzuar të hënën dorëheqje të parevokueshme në Kuvendin e Kosovës.

Këtë e ka konfirmuar Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun e Kuvendit të Kosovës.

“Njoftojmë se 10 deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës nga subjekti politik parlamentar Lista serbe, kanë dorëzuar dorëheqje të parevokueshme”, thuhet në njoftim.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës pasoi pas suspendimit të drejtorit të Policisë në veri të Mitrovicës.

Ky i fundit refuzoi të zbatonte vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat, duke mos lëshuar fletëqortime për serbët e Kosovës që nuk i konvertojnë targat ilegale në ato të Republikës së Kosovës.

KosovaPress sot ka raportuar edhe për policë serbë të cilët po dorëzojnë armët dhe uniformat në stacionin e policisë në veri të Mitrovicës, ndërkohë që njëjtë pritet të bëjnë edhe ata të komunave tjera me shumicë serbe.

/KosovaPress/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprak“Arti dhe Zejet”, Kushi: Identifikojmë talentet në shkolla
Artikulli tjetërVaksinimi falas kundër gripit nis edhe në Kuçovë