Ballina Flash

Gjykata e Apelit shtyn vendimin për statusin e PD-së

TIRANË, 3 nëntor/ATSH-I.Vata/ Gjykata e Apelit Tiranë ka shtyrë sot seancën gjyqësore për vendimin për statusin e Partisë Demokratike.

Gjykata e Apelit njofton se seanca gjyqësore u shty me kërkesë të përfaqësuesit ligjor dhe është caktuar më datë 10.11.2022, ora 09:30.

“Në vijim të komunikimeve mbi veprimtarinë e Gjykatës së Apelit Tiranë, ju informojmë se seanca e sotme gjyqësore që ishte planifikuar të zhvillohej, kërkesa e Partisë Demokratike, nuk u zhvillua, për shkak se përfaqësuesi ligjor, ka depozituar kërkesë për shtyrje seance. Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar në datë 10.11.2022, ora 09:30”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Apelit Tiranë.

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKPA kërkon fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023
Artikulli tjetërBalluku: Buxheti 2023, 54.75 miliardë lekë për Infrastrukturën dhe Energjinë