TIRANË, 27 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit nga 501 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 22 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 11 qytetarë në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Poliçan, 2 në Gjirokastër, nga 1 qytetar në Lushnjë, Selenicë.
“Janë 233 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 27 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,897 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftimin e MSHMS.
Statistika ( 27 tetor 2022)
Raste të reja ditore 22
Të shëruar në 24 orë 27
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 501
Testime totale 1,995,648
Raste pozitive 331,723
Raste të shëruara 327,897
Raste aktive 233
Humbje jete 3,593
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 153
Vlorë 19
Gjirokastër 13
Berat 11
Durrës 11
Fier 10
Shkodër 7
Elbasan 4
Lezhë 4
Kukës 1
/r.e/












