TIRANË, 26 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit nga 581 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 31 qytetarë.
Sipas MSHMS, rastet pozitive rezultuan në këto bashki: 15 qytetarë në Tiranë, nga 2 qytetarë në Shkodër, Delvinë, Këlcyrë, nga 1 qytetar në Vaun e Dejës, Tropojë, Lezhë, Krujë, Fier, Selenicë, Sarandë, Gjirokastër, Poliçan, Peqin.
“Janë 238 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.
“Janë shëruar 39 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,870 që nga fillimi i epidemisë”, thuhet në njoftim.












