Ballina Aktualitet

21 Shtatori, dita e përkujtimit dhe forcimit të idealeve të paqes

TIRANË, 21 shtator /ATSH/ – Sot më 21 shtator, bota shënon Ditën Ndërkombëtare të Paqes, e cila është themeluar nga Kombet e Bashkuara.

Kryeministri Edi Rama me anë të një videoje të publikuar në rrjetet sociale thekson se, “Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpall unanimisht 21 Shtatorin si dita kushtuar “përkujtimit dhe forcimit të idealeve të paqes brenda dhe ndërmjet gjithë kombeve e popujve”.

Rama citon ish-Presidentin amerikan Dwight D. Eisenhower i cili është shprehur se, “Paqja dhe Drejtësia janë dy anët e të njëjtës monedhë”.

Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara e ka shpallur këtë datë si përkushtim për forcimin e idealeve të paqes, mes vendeve dhe popujve të botës.

Dita Ndërkombëtare e Paqes shënohet edhe me një ceremoni në OKB, ku bie Kambana e Paqes. Në vitin 1954 fëmijë nga 60 shtete i dhuruan OKB-së, monedha, të cilat shërbyen për të farkuar kambanën, e cila bie çdo vit, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Paqes.

/gj.mima/j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakZyrtarja e DASH viziton muzeun “Shtëpia e Gjetheve” në Tiranë
Artikulli tjetërFRANCË – Drejtësia kërkon kontroll psikiatrik për Marine Le Pen