Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 26/3/2018

VARNA – Mbledhje mes krerëve të Bashkimit Europian dhe presidentit turk Erdogan për të biseduar mbi marrëdhëniet mes BE-së dhe Turqisë.

MOSKË – Presidenti rus, Vladimir Putin takohet me emirin e Katarit, Tamim ben Hamad al Thani.

ATHINË – Ishi-ministri grek i Financave, Janis Varufakis, kritik i masave shtrënguese në BE, njoftoi krijimin e partisë së tij, MeRA25, e sapo krijuar në skenën politike greke.

NJU JORK – Këshilli i Sigurimit në OKB diskuton situatën në Lindjen e Mesme ndërkohë që SHBA-ja vazhdon të përgatisë planin e saj të paqes mes izraelitëve dhe palestinezëve.

JERUZALEM – Ministri francez i Punëve të Jashtme,  Jean Yves Le Drian, do të takohet me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu, më pas me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas në Jeruzalem dhe Ramallah./G.S/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – 64 të vdekur në një qendër tregtare
Artikulli tjetërITALI – Vdes prezantuesi i njohur Fabrizio Frizzi