Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 21/10/2022

BRUKSEL (Belgjikë) – Samiti i Këshillit Evropian.

UASHINGTON – Fjalim nga Reza Pahlavi, djali i shahut të fundit të Iranit.

NJU JORK – Gjyqi civil i Kevin Spacey për sulm seksual.

NJU DELHI (Indi) – Mbledhja e përgjithshme e Interpol.

HANOI (Vietnam) – Vizitë e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së Antonio Guterres.

ROMË (Itali) – Forumi Botëror i Ushqimit 2022 organizuar nga FAO.

FRANKFURT (Gjermani) – Panairi Vjetor i Librit.

JEREVAN (Armeni) – Vizitë e një misioni vlerësues të OSBE-së.

ATHINË (Greqi) – Takimi i ministrave nga vendet e Mesdheut Lindor për luftën kundër valëve të të nxehtit dhe zjarreve në pyje.

BERLIN (Gjermani) – Konferencë me ministren e Jashtme Baerbock, homologët e saj nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe vendet e tjera të BE-së.

LION (Francë) – Ceremonia e çmimit Lumière për regjisorin, skenaristin dhe producentin amerikan Tim Burton.

UASHINGTON – Konferencë për shtyp e sekretarit të Shtetit, Blinken me homologen e tij franceze, Catherine Colonna.

FILADELFIA – Fjalimi i presidentit Biden në një aktivitet të fushatës në mbështetje të John Fetterman, kandidat për Senatin./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 21 tetor 2022
Artikulli tjetërPOLONI – Parlamenti miraton ligjin për kufizimin e çmimit të energjisë elektrike