TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Aktori i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi, është rikthyer në Tiranë.
Ai ndodhet në kryeqytet, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Vizitën e tij në Tiranë, aktori i njohur ia ka komunikuar edhe miqve të tij në rrjetet sociale.
Në Instagram, aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi “Skënderbej” me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!”.
/j.p/r.e/






















