Ballina Flash

Ferma urbane për fëmijë

TIRANË, 19 tetor /ATSH/ Në disa qytete në botë, hapësira urbane, oborret apo tarracat e ndërtesave, po shndërrohen në mjedise të gjelbra dhe “ferma” që prodhojnë ushqim të shëndetshëm.

Përmes mbështetjes së GIZ dhe me financimin e qeverisë gjermane, Qendra Kulturore “Tulla Culture Center” është duke ofruar kurse edukative për të rinjtë në fushën e bujqësisë.

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit Gjerman, “Ferma urbane për fëmijë”, përmes përfshirjes së drejtpërdrejtë të tyre në mbjelljen e vazove, i njohu fëmijët me konceptin e bujqësisë urbane si dhe me rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm, që mund të kultivohet në çdo oborr apo hapësirë urbane të qytetit.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBazë të dhënash për të dënuarit për ekstremizëm, delegacioni shqiptar vizitë në Kosovë
Artikulli tjetërJim Belushi në Tiranë: E dua këtë vend