Ballina Bota

AXHENDA NDËRKOMBËTARE 17/10/2022

UASHINGTON (SHBA) – Takimi vjetor i FMN dhe Bankës Botërore.

PARIS (Francë) – Futboll – Gala’ e çmimeve të Topit të Artë 2022.

PIETERMARIXBURG (Afrika e Jugut) – Rifillimi i gjyqit për korrupsion të ish-presidentit Zuma.

BOTA – Dita Ndërkombëtare për Çrrënjosjen e Varfërisë.

LONDËR (MB) – Shpallja e fituesit të çmimit Booker 2022.

STOKHOLM (Suedi) – Votimi i mundshëm nga Parlamenti për zgjedhjen e liderit konservator suedez Ulf Kristersson si kryeministër.

ROMË (Itali) – Festivali Ndërkombëtar i Filmit.

BERLIN (Gjermani) – Samiti Botëror i Shëndetësisë.

GJENEVË (Zvicër) – Volker Turk merr postin e Komisionerit të Lartë për të Drejtat e Njeriut.

FRANKFURT (Gjermani) – Grevë nga pilotët e Eurowings, degë e Lufthansa-s.

BERLIN (Gjermani) – Vizitë shtetërore e mbretit të Spanjës Felipe VI.

ROMË (Itali) – Forumi Botëror i Ushqimit 2022, organizuar nga FAO.

LUKSEMBURG – Takimi i ministrave të Jashtëm të BE-së.

STRASBURG (Francë) – Sesioni plenar i Parlamentit Evropian./ a.jor.

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakParashikimi i motit, 17 tetor 2022
Artikulli tjetërFOKUS – NATO fillon manovrat bërthamore ”Steadfast Noon”