Ballina Flash

MSHMS: 19 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 14 tetor /ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 628 testime, 19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar, nuk ka pasur  asnjë humbje jete dhe 53 të shëruar.

Në informacionin për situatën në 24 orët e fundit, MSHMS bën të ditur se nga testimet e kryera kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 19 qytetarë, në këto bashki: 10 në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetar në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.

“Janë 251 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov-2”, informon Ministria.

Sipas MSHMS, janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (14 tetor 2022)

Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 628

Testime totale 1,989,378
Raste pozitive 331,452
Raste të shëruara 327,610
Raste aktive 251
Humbje jete 3,591

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 181
Elbasan 16
Fier 15
Gjirokastër 15
Shkodër 8
Vlorë 5

Berat 5
Lezhë 2
Durrës 2
Kukës 1
Korçë 1

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakHapet Njësia e re e Kemioterapisë në spitalin rajonal të Beratit
Artikulli tjetërNdahet nga jeta arkeologia dhe historiania e shquar, prof. Zhaneta Andrea