Ballina Aktualitet

Rama në Kongresin e PES në Berlin: Diskutojmë sfidat e përbashkëta

TIRANË, 14 tetor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Berlin për të marrë pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste Europiane.

Kryeministri informoi se “forcat politike progresiste nga mbarë Europa, mblidhen sot në Kongresin e PES-së ku do të diskutojmë se si të përballemi me sfidat e përbashkëta të së sotmes, nga inflacioni i luftës tek kriza e imponuar e energjisë, e me radhë me sytë nga e ardhmja e familjes sonë europiane”.

Nga datat 14-15 tetor në Berlin do të zhvillojë punimet Kongresi i PES.

Partia e Socialistëve Evropianë (PES) bashkon partitë socialiste, socialdemokrate dhe partitë laburiste të BE-së, bashkë me vendet fqinje të Unionit, si Britania e Madhe apo Norvegjia por të ftuar janë edhe partitë e majta të Ballkanit.

PES është platforma e përbashkët, ku bashkohen aktivistë, drejtues partish, sekretarë të përgjithshëm, liderë, organizata rinore, deputetë, eurodeputetë, komisionerë evropianë, ministra dhe kryeministra të partive socialiste, socialdemokrate, të punës dhe demokratike dhe organizata brenda Evropës.

/m.m/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakSejko në takimin e FMN dhe BB: Aktiviteti ekonomik ka vijuar të shënojë përmirësim
Artikulli tjetërBerisha: Rama i futi thikën pas shpine Kosovës në Strasburg