Ballina Flash

MSHMS: 29 të infektuar me COVID-19

TIRANË, 8 tetor/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 561 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 29 qytetarë.

Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 16 në Tiranë, 4 në Sarandë, 2 në Kamëz, nga 1 qytetarë në Malësi e Madhe, Kurbin, Fier, Roskovec, Lushnjë, Vlorë, Gjirokastër.

Janë 344 qytetarë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 6 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 38 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,393 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (8 Tetor 2022)

Raste të reja ditore    29
Të shëruar në 24 orë 38
Të shtruar në spitale   6
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore      561

Testime totale 1,986,369
Raste pozitive 331,326
Raste të shëruara 327,393
Raste aktive 344
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë    213
Elbasan   34
Fier         20
Vlorë       19
Shkodër  16
Lezhë      11

Gjirokastër 11
Durrës         7
Dibër          5
Korçë          4
Berat          3
Kukës         1

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakRUSI – Moska emëron komandantin e ri të forcave ushtarake në Ukrainë
Artikulli tjetërZgjedhjet vendore, Meta: PL është për bashkimin e gjithë opozitës