Ballina Flash

32 vjet nga bashkimi zyrtar i dy Gjermanive

TIRANË, 3 shtator/ATSH/ “Sërisht një”, me këto fjalë Ambasada gjermane në Tiranë, kujtoi sot 32-vjetorin e bashkimit të dy Gjermanive, Republikës Demokratike Gjermane dhe Republikës Federale Gjermane. Bashkimi u bë realitet pas pothuaj 1 viti nga rënia e Murit të Berlinit, që nisi më 9 nëntor 1989. Më shumë se 300 ditë, me aktivitet të dendur diplomatik, u deshën për të realizuar bashkimin e dy botëve, sa të ndryshme politikisht e po aq të ngjashme nga ana humane. Muri kishte ndarë familje, miq, një komb.

Historianët i njohin meritat jo vetëm qytetarëve të Berlinit të ndarë, kancelarit gjerman të kohës, Helmut Kohl, por edhe liderit sovjetik Mikhail Gorbaçov, i cili u nda nga jeta gushtin e kaluar.

Shembja e Murit dhe bashkimi i dy Gjermanive ishin sinjal për ndryshimin e sistemeve komuniste në vendet e Europës Lindore, përfshirë Shqipërinë.

Bashkimi i Gjermanisë çdo vit kremtohet më 3 tetor me ceremoni zyrtare.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakFOKUS – IEA: BE të kursejë gazin dhe të parandalojë ndërprerjet e furnizimit
Artikulli tjetërFLORIDA – Arrin në 83 numri i viktimave nga uragani Ian