TIRANË, 30 shtator /ATSH/ Zhvillimi i projekteve të reja në fushën e bujqësisë ishte në fokus të takimit që zhvilloi Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri me përfaqësues të rajonit të Imathisë në Greqi.
Gjinuri publikoi në rrjete sociale momente nga takimi teksa informoi se “projektet e përbashkëta për bujqësinë midis bashkive të qarkut të Elbasanit dhe atyre të rajonit të Imathisë në Greqi ishin thelbi i takimeve produktive që realizova me zv.prefektin e rajonit Administrativ të Maqedonisë Qendrore dhe prefekt i qarkut të Imathisë, Kostandinos Kalaixidhis, kryetarin e Bashkisë së Verias Kostandinos Voriazidhis, si dhe zv.kryetaren e bashkisë së Nauses Dhora Baltaxidhu”.
Sipas tij, prej kohësh, shumë bashkatdhetarë me origjinë nga qarku i Elbasanit jetojnë dhe punojnë në këtë zonë, ku jo vetëm janë mikpritur e tashmë integruar por janë ata që po shërbejnë si ura ndërlidhëse me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona.
“Optimist për rezultatin pozitiv që do të japë në këtë drejtim edhe binjakëzimi i bashkisë së Verias me atë të Belshit që e ka gjithë potencialin për të qenë shembull suksesi”, theksoi Gjiknuri.
/j.p/r.e/























