Ballina Flash

COVID-19, MSHMS: 48 të infektuar në 24 orët e fundit

TIRANË, 30 shtator/ATSH/ Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale njoftoi sot se në 24 orët e fundit janë kryer 670 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 48 qytetarë.

Rastet e reja rezultuan në këto bashki: 15 në Tiranë, 6 në Gjirokastër, 4 në Kurbin, nga 3 qytetarë në Lezhë, Durrës, Fier, Vlorë, nga 2 qytetarë në Kavajë, Mat, nga 1 qytetar në Shkodër, Dibër, Lushnjë, Mallakastër, Delvinë, Sarandë, Poliçan.

Janë 506 qytetarë aktivë me Covid-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalin COVID 3 po marrin trajtim 4 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete.

Janë shëruar 47 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 326,980 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti-COVID, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Statistika (30 shtator 2022)

Raste të reja ditore 48
Të shëruar në 24 orë 51
Të shtruar në spitale 4
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 670

Testime totale 1,981,596
Raste pozitive 331,075
Raste të shëruara 326,980
Raste aktive 506
Humbje jete 3,589

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   254
Elbasan  44
Fier       44
Vlorë     36
Durrës   23
Gjirokastër 23

Dibër     22
Lezhë    21
Shkodër13
Berat    10
Korçë    10
Kukës    6

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAneksimi i 4 rajoneve, Begaj: Sfida e hapur e Rusisë, lajm i keq për paqen
Artikulli tjetërInfantino: Diskutuam për një stadium që do ta bënte krenare Kosovën