Ballina Ekonomi

Forcohet euroja, dollari humb terren

TIRANË, 29 shtator /ATSH/ Në tregun e këmbimit valutor vendas, të enjten euroja forcoi lehtë pozitat në raport me lekun, pas rënies që shënoi për disa ditë me radhë, ndërsa dollari amerikan humbi terren, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha e gjelbër amerikane zbriti me 1.49 lekë dhe këmbehet me 120.27 lekë, ndërsa euroja u forcua me 0.15 lekë dhe këmbehet me 116.53 lekë.

Paundi britanik krahasuar me ditën e mërkurë, u ngjit me 0.62 lekë dhe këmbehet në kuotën 1309.60 lekë.

Ndërkohë, franga zvicerane këmbehet me 122.50 lekë, ose 0.11 lekë më pak se një ditë më parë.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj
Dollar amerikan USD 120.27 -1.49
Euro EUR 116.53 +0.15
Poundi Britanik GBP 130.60 +0.62
Franga Zvicerane CHF 122.50 -0.11
Jeni Japonez (100) JPY 83.13 -1.02
Dollari Australian AUD 77.72 +0.05
Dollari Kanadez CAD 87.71 -0.43
Korona Suedeze SEK 10.63 0.00
Korona Norvegjeze NOK 11.14 +0.03
Korona Daneze DKK 15.67 +0.03
SDR SDR 152.37 -2.49
Ar (OZ 1) XAU 198144.83 +1,221.93
Argjend (OZ 1) XAG 2241.83 +46.25
Juani Kinez (onshore) CNY 16.75 -0.06
Juani Kinez (offshore) CNH 16.75 -0.07
Lira Turke TRY 6.49 -0.09

/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakKursimet bankare u rritën me 24 miliardë lekë
Artikulli tjetërFOKUS – Rusia anekson katër rajonet e pushtuara ukrainase