Ballina Bota

BM – Keegan: Kërcënimet e Putinit ndaj Perëndimit përbëjnë kërcënim serioz

LONDËR, 21 shtator /ATSH/ – Ministrja e Jashtme e Britanisë së Madhe, Gillian Keegan, e përshkroi kërcënimin e Vladimir Putinit ndaj Perëndimit si të frikshëm, shkruan BBC.

“Është një kërcënim serioz … është bërë edhe më parë. Më herët Putin deklaroi se do të ketë një mobilizim të pjesshëm të forcave rezervë ruse, dhe për ne është një përshkallëzim shqetësues”, shtoi Keegan.

‘’Komentet e Putinit duhet të merren seriozisht dhe gjithashtu kërkoi qetësi përballë kërcënimit të tij në fjalimin e tij për të përdorur armë bërthamore. Disa nga gjuhët në fund ishin mjaft shqetësuese dhe sigurisht që ne do të dëshironim të bënim thirrje për qetësi”, thekoi ajo.

“Unë nuk jam e sigurt se ai është në të vërtetë në kontroll. Dua të them, ky është padyshim një përshkallëzim dhe padyshim që për popullin rus ai tani do të përfshihet në këtë luftë”.

Ministri rus i Mbrojtjes Sergey Shoigu deklaroi gjithashtu se ‘’300 000 rezervistë do të thirren në luftë’’.

Ai konfirmoi se ‘’mobilizimi i pjesshëm do të përfshijë ata që kanë përvojë ushtarake’’.   /os/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBonot 12-mujore, yield-et në kufirin e 3.95%
Artikulli tjetërPërkujtohet aktorja Besa Imami, “Artiste e Merituar”