TIRANË, 20 shtator/ATSH/ Kompleksi sportiv “Adriatic Tennis Park” në Shkodër është një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, me standardet më të mira ndërkombëtare.
Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga ky kompleks, në të cilin u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar “Shkodra Open U-16 Tennis Europe”.
Rama tha se ky kompleks është një prej qendrave më të mëdha të tenisit në rajon, ku u zhvillua për herë të parë kompeticioni ndërkombëtar me 65 sportistë nga 12 vende të ndryshme të botës.
“Ky ishte i pari kampionat i këtyre përmasave për Shqipërinë, për të cilin organizatorët meritojnë një falënderim të posaçëm”, theksoi Rama.
Ky kompleks, ndër më të mëdhenjtë dhe modernët në Ballkan, ka 8000 m2 shtrirje. Në këtë kompleks janë 8 fusha, 2 clay court të mbuluara dhe 6 hard court të hapura, fushë padeli, ambient rekreacional mbi 550 m2 me bar, dhomë pushimi për sportistët, sallë aerobie, sallë mbledhjesh, ambiente për dushe, etj.
/k.s/j.p/r.e/












