Ballina Kryesore

”Festa e Miqësisë”, argëtim dhe muzikë në Berat

TIRANË,19 shtator /ATSH/ – Berati mirëpret sot ”Festën e Birrës”, eventi më i madh festiv i kësaj vjeshte në qytetin e “njëmijë e një dritareve”.

Qindra qytetarë dhe turistë nga i gjithë vendi por jo vetëm, do të mund të shijojnë sot atmosferën në sheshin “Teodor Muzaka”, në kuadër të festës së birrës, ose ndryshe, festa e miqësisë.

Publiku do argëtohet nën ritmet e super muzikës me pjesëmarrjen e Era Rusit, Land Kademi, Orgesa Zaimi dhe Dj Fredi etj.

Stafi organizativ në bashkinë e Beratit, po vijon punën për organizimin e kësaj feste, ndërsa policia ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e saj.

Gjatë ditës mund të vizitosh atraksionet e qytetit, ndërsa në mbrëmje mund të shijosh festën e organizuar me këtë rast nën ritmet e muzikës e duke trokitur gotat mes miqve.

Festa e Birrës, e kthyer tashmë në traditë, është një ngjarje mjaft e rëndësishme përsa i përket tërheqjes së vizitorëve, me qëllim promovimin e imazhit turistik në rajon.

Berati njihet ndryshe si një muze i gjallë në natyrë ku “ngjizen” natyrshëm historia, arti dhe arkitektura e monumenteve dhe shënoi një rekord historik, ku vetëm gjatë muajit gusht 2018 u vizitua nga 23000 vizitorë. /a.a/ j.p/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAXHENDA NDËRKOMBËTARE 19.9.2018
Artikulli tjetërPas 20 vitesh, investime në infrastrukturën rrugore në Pogradec