Ballina Flash

Rama ndan pamje nga Thethi

TIRANË, 13 shtator/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Parku Kombëtar i Thethit, i ndodhur 70 km larg Shkodrës.

“Shqipëria e bukur”, shkruan kryeministri në krah të fotos me pamje nga Thethi.

Parku Kombëtar Theth vijon të jetë i preferuari i turistëve vendas e të huaj në çdo stinë të vitit. Pikat kryesore që turistët vizitojnë në Theth janë Monumenti e Natyrës si Syri i Kaltër, vaskat në Ndërlysë, Ujëvara e Grunasit, kanioni i Grunasit, shtegu Theth-Valbonë, shpella e Arapit, Shtegu i Bjeshkëve të Namuna etj.

Thethi gjendet në mes të Alpeve në veri të Shqipërisë, i mbrojtur nga tre malet, Radohima, Sheniku, Papluku me lartësi mbi 2500 m mbi nivelin e detit.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.

/k.s/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakMetan (CH4) edhe nga ujërat e … zeza?!
Artikulli tjetërPRISHTINE- Novak: Kosova duhet të përkrahet për anëtarësim në BE