Ballina Aktualitet

Nikolla në Samitin e 21-të Botëror kundër Terrorizmit në Izrael

TIRANË, 12 shtator /ATSH/ Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla po merr pjesë në Samitin e 21-të Botëror kundër Terrorizmit: “Terrorizmi në sytë e stuhisë”, organizuar nga Instituti Kombëtar Kundër Terrorizmit në Izrael, në datat 11-15 shtator.

Në samit marrin pjesë parlamentarë, personalitete të larta shtetërore, akademikë dhe ekspertë nga mjaft vende të botës, njoftoi sot zyra për shtyp e Kuvendit.

Ditën e parë të punimeve, më 11 shtator, samitin e përshëndeti Sekretari i Departamentit të Sigurisë Kombëtare të SHBA, Alejandro Mayorkas.

Si folëse kryesore në samit, kryetarja e Kuvendit, Nikolla, do të prezantojë nesër qëndrimet e Shqipërisë në luftën kundër terrorizmit, dhunës e luftërave pushtuese, duke u fokusuar në luftën kundër terrorizmit kibernetik.

/j.p/r.e/

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakAmbiente bashkëkohore në kopshtin dhe shkollën “Iliria” në Fushë-Krujë
Artikulli tjetërXhaçka: Fuqizimi i grave, shtyllë qendrore e politikës sonë të jashtme