LONDËR, 8 shtator /ATSH-ANSA/ – Nevojitet debat kostruktiv për krizën ekonomike dhe energjetike, harmoni në vullnetin për të kundërshtuar luftën e tmerrshme të presidentit rus, Vladimir Putin në Ukrainë, deklaroi kryeministrja e sapozgjedhur britanike, Liz Truss.
Nga ana tjetër, Truss vlerësoi mbështetjen e laburistëve në përballjen me Putinin, agresioni i të cilit, sipas saj, ishte shkaku i krizës.
Kryeministrja e re është deklaruar kundër kthimit në kutitë e votimit, para skadimit normal kohor të legjislaturës, në fund të vitit 2024.
”Vendit nuk i duhen zgjedhje, por një qeveri që përballet me emergjencat e krizës energjetike dhe rimëkëmbjen ekonomike, nga pasojat e pushtimit rus të Ukrainës ashtu edhe nga efektet e pandemisë Covid-19”, deklaroi Truss./ /os/



















