Ballina Bota

MJEKËSI – Zbulohen neurone në veshin e brendshëm

ANKARA, 18 shtator /ATSH-AA/ – Pas disa kërkimeve shkencore të zhvilluara mbi kaviet janë zbuluar neuronë të rinj në veshin e brendshëm.

Kërkimet janë zhvilluar nga shkencëtarët e institutit ”Karolinska” në Suedi, në sistemin e dëgjimit periferik, ku janë zbuluar neurone që më parë nuk njiheshin.

Shkencëtarët më parë qelizat nervore në kërmillin e veshit i ndanin si neurone Type 1 dhe Type 2, ndërsa me hulumtimin nxorrën në pah se neuronët Type 1 përfshijnë tre lloje të ndryshme të qelizave.

“Tashmë e dimë se në sistemin qendror dëgjimor shkojnë tri rrugë të ndryshme. Ne gjetëm detaje se cilat gjene janë aktive në çdo lloj qelize”, tha drejtuesi i ekipit hulumtues, Francois Lallemend.

Rezultatet e hulumtimit janë publikuar në revistën “Nature Communications”./   /os/ a.jor.

 

Sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”, i ndryshuar, ndalohet kopjimi, publikimi, shpërndarja dhe tjetërsimi pa cituar Agjencinë Telegrafike Shqiptare.
Artikulli paraprakBRUKSEL – BE-ja nis hetimet për marrëveshjen BMW-Daimler-Volkswagen
Artikulli tjetërFOKUS – Mediatizimi i terrorizmit ndikon te të sëmurët mendorë